Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Kulturës, Instituti Kombëtar Francez për Trashëgiminë dhe Ambasada Franceze në Tiranë organizojnë tryezën e rrumbullakët mbi çështje të restaurimit. Restauratorë dhe profesionistë të sistemit të trashëgimisë kulturore do të kenë mundësinë të ndjekin ligjërime të ekspertit Roch Payet nga Instituti Kombëtar Francez për Trashëgiminë në temat: “Restaurimi në Shqipëri, zbulime dhe rekomandime”, “Konservimi parandalues” dhe “Puna diagnostifikuese dhe kushtet ambientale të ruajtjes së ikonave”. Në diskutimet dhe shkëmbimet e praktikave me restauratorë specialistë të DRKK-së Berat, Shkodër dhe restauratorëve të IMK-së, Qendrës Kombëtare të Muzeumeve, Berat do të trajtohen ligjërime për praktika të ndërsjellta në fushën e restaurimit. Në trajnimin dy-javor janë parashikuar trajnime në Muzeun Onufri në Berat dhe në Muzeun e Artit Mesjetar, Korçë, si dhe vizitë në Muzeun e Oso Kukës, Shkodër me qëllimin për të parë nga afër piktura të këtij muzeu që nevojitet ndërhyrje restauruese. Në tryezën e rrumbullakët mbi çështje të restaurimit do të trajtohen edhe tema të tjera nga Frederik Stamati si: Praktika konservimi mbi objektet dhe artifaktet e trashëgimisë kulturore; kushtet fizike të konservimit , etj .

2 -14 shkurt, Tiranë, Shkodër, Berat{:}