Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

“Tramvaji dëshirë”  e Tennessee  Williams është e zjarrtë, e papërpunuar, e stuhishme, e dhimbshme, vazhdimisht emocionuese dhe çuditërisht prekëse përgjatë studimit të depresionit që kalon një grua.

Çfarë duhet të dimë për “Tramvaji Dëshirë”?

Ai, është një burrë i fortë dhe i zgjuar, emigrant në amerikë, me një krenari të përdhosur , në nje shoqëri që vazhdimisht ndryshon.

Ajo, është një grua simpatike, e cila lejon që megalomania e saj ta shkatërroj atë, por pas vështrimit krenar të saj, fshihet një viktimë e lehtë, e torturuar nga dashuria, humbjet, jeta e rreme, shpresat dhe vetë jeta.Takimi i Stenli Kovalskit me Blansh Dy Bua, dy karaktere legjendare të dramaturgjisë botërore, rezulton të jetë fatal.

Dy protagonistët kryesor në kryeveprën e Tennessee  Williams, na vërtetojnë se refuzimi i realitetit, dëshira për tu rikthyer tek e pafajshmja  dhe arratisja drejt një bote imagjinare, janë mendime dhe dëshira bashkëkohore të cilat shprehin veçanërisht njeriun e kohëve moderne.

“Tramvaji Dëshirë” dëshmon poezinë e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Lëvizjet, mënyra sesi repertori i TKEKS gjarpëron , rrëshket brënda dhe jashtë kohës dhe brënda ndërgjegjes tonë ka arritur në shfaqjen e “Tramvajit”… të  kombinoj realizmin me ekzaltimin poetic duke  sjellë në skenë një tjetër prej kuarteteve protagonist më të fuqishme të stinës teatrore. Myzafer Ziflaj, Ina Gjonçi, Genci Fuga dhe Laura Nezha, aktorë me qëndrime të ndryshme skenike, gjallërojnë një histori sa te egër aq edhe të ndjeshme, sa të zgjuar aq edhe tragjike, sa komplekse aq edhe të thjeshtë, me dozën e duhur të butësisë dhe tensionit.

Autor : Tennessee Williams

Përktheu: Adriana Tolka

Regjia: Kiço Londo, Endri Çela, Dajana Nenaj

Kostumografe: Sofi Kara

Skenograf: Beqo Nanaj

Interpretojnë: Myzafer Ziflaj, Ina Gjonçi, Genci Fuga, Laura Nezha, Adriana Tolka, Elidon Alika, Kristian Koroveshi, Ermal Rodi, Xhuliano Brisku.{:}