Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=5834]

8 Prilli, “Dita Ndërkombëtare e Popullit Rom” u shpall zyrtarisht më 1990 nga Bashkimi Ndërkombëtar i Romëve, në nderim të takimit të parë ndërkombëtar të përfaqësuesve të tyre më 7-12 prill 1971 pranë Londrës.
Prandaj në këtë ditë organizohen veprimtari të larmishme, që shërbejnë për të promovuar kulturën rome dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi problemet me të cilat përballet ky komunitet.
Ministria e Kulturës në bashkëpunim me IRCA, Institutin e Kulturës Rome në Shqipëri, propozojnë organizimin e një aktiviteti që përfshin disa aspekte kulturore, me qëllim evidentimin dhe promovimin e traditave kulturore të minoritetit rom.
Kështu, nëpërmjet botimit të një katalogu të veprave në pikturë të autorit rom Sead Kazanxhiu, shfaqjes së punimeve të një tjetër piktori rom Ferdinand Koçit, shfaqjes së filmave per Trashëgiminë Jomateriale Rome, si dhe leksioneve të dhëna nga te rinjtë romë mbi kulturën rome, synohet njohja e audiencës me vlerat artistike dhe kulturore të këtij minoriteti.
8 prill, ora 10:00-12:30, MK, salla “Tefta Tashko Koço”

 

PROGRAMI
09:45 – 10:00  Pritja dhe regjistrimi i pjesëmarrësve
10:00 – 10:05  Mirëseardhja dhe prezantimi i aktivitetit, Znj Xhesika Korra, IRCA.
10:05 – 10:15  Përshëndetja e aktivitetit nga  Ministrija e Kulturës, Znj. Mirela Kumbaro
10:15 – 10:25  Inskenim “Një role play në lidhje me elementët kulturorë Rome, studentët e  Korpusit Rom të Vullnetarëve të IRCA-s .
10:25 – 10:35  Diversiteti Rom, si vlerë kulturore Shqiptare, prezantim i Z.Bledar Taho, IRCA.
10:35 – 11:00  Prezantimi i katalogut me punime të artistit Z. Sead Kazanxhiu.  Video prezantuese e punës së artistit Z. Ferdinant Koçi(Britania e Madhe).
11:00 – 11:15  Performancë muzikore Rome tradicionale dhe klasike nga banda e të rinjve rom, Rexhino dhe Shaban Lufta si dhe grupi orkestral.
11:15 – 12:15  Film dokumentar për Trashegiminë Jomateriale Rome.
12:15 – 12:30  Diskutim i hapur (pjesëmarrësit)

PËRGJATË AKTIVITETIT DO TË KETË PANAIR:
1. me fotografi
2. punime artizanale
3. broshura dhe fletëpalosje informuese
4. si dhe veshje shumëngjyrëshe
5. dhe stoli tipike rome{:}