Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Restaurohen monumente kulturore

Monumentet e kulturës vazhdojnë të jenë një prioritet i politikave të Ministrisë së Kulturës.Në këtë fazë do t‘i nënshtrohen restaurimit disa monumente të rëndësishme si : Ura antiko – mesjetare mbi lumin Vjosë, nën kalanë e Tepelenës, projekt i hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës, që ka për qëllim restaurimin e bazamenteve të dëmtuara të urës si dhe mbrojtjen e tyre nga procesi eroziv.Është radha e Kishës së Shën Mërisë në Peshkëpinë e Sipërme të Dropullit, për t’iu nënshtruar ndërhyrjeve restauruese, pas dekadave të lëna në harresë. Shumë shpejt do të nisë restaurimi i pikturës murale në Kishën e “Shën Venerandës”, në Pllanë – Lezhë, ku do të kryhen ndërhyrje konservuese – restauruese në pikturën murale të kishës. Pas projektit për restaurimin e fragmenteve të dëmtuara në pikturën murale të Kishës së Shën Premtes”, në Valsh, Elbasan, specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës kanë hartuar edhe projektin për restaurimin e objektit. Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, në mbledhjen e fundit të qershorit miratoi edhe “Projekt restaurimin e Urës së Nivanit”, Zagori, monument kulture i kategorisë së I-rë, një monument me histori të pasur dhe arkitekturë të veçantë.{:}