Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Dërgoni tregimin ose vizatimin tuaj për paqen ose rëndësinë e diversitetit kulturor për paqen.

I shpallur më 20 mars 2015, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe Ditës së Gjuhës Frënge në Kombet e Bashkuara,  konkursi është i hapur për pjesëmarrës nga e gjithë bota që i përkasin moshës 5-18 vjeç. Fëmijët e moshës nga 5 deri në 10 vjeç duhet të dërgojnë një vizatim, ndërsa ata të moshës nga 11 deri në 18 vjeç duhet të dërgojnë një tregim mbi paqen. Punët e fituesve do të publikohen në një libër. Ju lutem përfshini  të dhënat tuaja: emrin, mbiemrin, datën e lindjes, adresën e e-mailit dhe vendin e origjinës.

Vizatimet duhet të jenë të digjitalizuara (format PDF ose JPEG), ndërsa tregimet në anglisht ose frëngjisht, nuk duhet të jenë me më shumë se 800 fjalë.

Materialet të nisen  brenda 18 korrikut 2015 në emailin:

Conteslapaix@francophonie.org

Çmimet do të shpallen më 21 shtator 2015, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes, në zyrat qendrore të United Nations në New York,

 

Ky konkurs organizohet nga Delegacioni i Përhershëm i Frankofonisë në Kombet e Bashuara në New York dhe nga Departamenti i Informimit Publik.

Vizatimet duhet të jenë të digjitalizuara (format PDF ose JPEG), ndërsa tregimet në anglisht ose frëngjisht, nuk duhet të jenë me më shumë se 800 fjalë.

Fituesit duhet të paraqesin vërtetim të datës së lindjes së tyre.

Pjesëmarrësit ruajnë të drejtat e pronësisë për vizatimin ose tregimin e tyre, por , duke marrë pjesë në këtë konkurrim, ata bien dakort t’i japin Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, të drejtën ekskluzive dhe të parevokueshme për të përdorur përmbajtjen e aplikimeve të tyre, plotësisht ose pjesërisht, pa të drejtë shpërblimi.

 

Me shumë info në:

 

http://www.francophonie.org/IMG/pdf/contes_la_paix_express_peace_flyer-6.pdf{:}