Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Edukimi për respektimin e të drejtave të autorit duhet të nisë që në shkolla. Kjo është arsyeja pse Ministria e Kulturës në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Autorit shpalli konkursin për esenë më të mirë mbi temën: “E drejta e autorit në epokën dixhitale”, mes studentëve të Drejtësisë. Mes 60 pjesëmarrësve në konkurs, u përzgjodhën 10 esetë më të mira, prej nga dolën edhe tre fituesit. Ata janë Lulzim Tanushi, i cili fitoi çmimin e parë, Dritan Haxhi të dytin dhe Olivia Haska të tretin. Çmimi u shoqërua edhe me një çmim simbolik monetar (çmimi i parë, 50.000 lekë, i dyti, 35.000 lekë,  i treti 25.000 lekë), ndërkohë që çmimit të parë iu dha mundësi që të zhvillojë edhe një praktikë dymujore pranë Ministrisë së Kulturës. E pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, në datën 12 qershor, që u zhvillua në ambientet e galerisë FAB, në Universitetin e Arteve, ishte edhe ministrja e Kulturës, Elva margariti, e cila zhvilloi një bashkëbisedim me studentët mbi të drejtat e autorit.{:}