Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Janë publikuar rezultatet e konkursit për Projektin Memoria që organizon Apulia Film Commission. Nga rreth 50 projekte në konkurrim, 6 prej tyre kanë fituar, nga të cilat 3 janë projekte të prezantuara nga shtëpitë filmike shqiptare, me producentë shqiptarë. Një bilanc shumë pozitiv, kur mendojme që çdonjëri prej projekteve fiton të drejtën për t’u financuar me maksimumin 30 mije euro. Rreth 90 mijë euro, që vijnë si kontribut i fondeve alternative, të cilat i bashkangjiten buxhetit të fondeve publike. Pjesëmarrja me të drejta të plota të shtëpive filmike shqiptare në këtë konkurs është rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit, që u nënshkrua në shtator të vitit 2014 në Otranto, midis Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Apulia Film Commission.
Konkursi për Projektin Memoria ishte dëshmia e parë e avantazheve që solli kjo marrëveshje.

Fituesit:

  • Kube Studios sh pk: Adrian Paci/Roland Sejko
  • Lissus Media sh pk: Andamion Murataj
  • On Film Production: Fabrizio Bellomo/Nico Angiuli

Listën e plotë të rezultateve mund ta gjeni këtu:

nationalfilmcenter.gov.al/wordpress/wp-content/uploads/2015/01/Graduatoria-progetto-Memoria_2015.pdf{:}