Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=8285]

Në vazhdim të politikës së Ministrisë së Kulturës për të nxitur debatin në fusha të ndryshme të ART&Kulturë&Trashëgimia Kulturore, diten e martë, datë 14.01.2014, ora 11.00 në sallën “Tefta Tashko Koço”, me nismën dhe prezencën e Ministres Mirela Kumbaro Furxhi u organizua një tryezë-konsultimi për filmin shqiptar, dokumentarin dhe filmin e animuar, mbi ecurinë, mangësitë dhe sukseset e tij. Me pjesëmarrjen e drejtorit të QKK-së Artan Minarolli, kineastëve dhe producentëve Bert Budina, Ilir ButkaSaimir Kumbaro, Andi Deliana, Joni Shanaj, Edmond Topi, Genc Përmeti, Iris Elezi, Gentian KoçiSabina KodraKujtim Çashku, Mevlan Shanaj, Artan Maku, Bertrand Shijaku, Eno Milkani, etj. Disa nga shqetësimet që u diskutuan:

Pёr kё po realizohen filmat shqiptare? Si do i risjellim nё kinema dhe kush ёshtё shikuesi i filmit shqiptar? Sa mund të ndihmohet industria e filmit nga buxhetet e deritanishme dhe a është kjo rruga e vetme për të prodhuar filma. Ministrja Kumbaro Furxhi garantoi për vullnetin dhe dëshirëne Ministrisë që ajo drejton për të mbështetur strategji dhe idetë vizionare për ecurinë e filmit, por jo vetëm nga buxheti i shtetit. Ajo theksoi në fjalën e saj se “Është shumë rëndësishme takimi dhe ballafaqimi i mendimeve tuaja për të bashkëpunuar të gjithë së bashku në koordinimin, orientimin dhe krijimin e një sinergjie që do të ndihmojë prodhimin, mbështetjen dhe promovimin e filmit”. Vlen të theksohet rrahja emendimeve pro dhe kundër buxheteve të mëdha dhe të vogla, të cilat jo gjithmonë janë tregues I suksesit të një filmi. KineastiBujar Alimani rrëfeu modelin e “kinemasë guerrile” kineastët indipendentë, të cilët prodhojnë filma me buxhete të vogla. Në fjalën e tij kineasti Kujtim Çashku tha se QKK-ja e deritanishme ka funksionuar pa viozione të qarta dhe ka qenë e ndikuar nga klane të ndryshme në financime projektesh. Interesante ideja e Albania Film Commision, e cila funksionon prej disa vitesh pa hyrë në një system të qartë juridik dhe në ndihmë të prodhimtarisë së filmit shqiptar.

Producentja Sabina Kodra diskutoi për Tax Credit dhe Tax Sheeter, dy mekanizma që në Evropë po nxisin shumë kinematografinë lokale si edhe bashkëprodhimet në vënde të ndryshme. Këto janë dy mënyra financimi shumë dinamike, e para është rimbursimi i TVSH dhe taksave të tjera nëse arrihen investime me bashkëprodhime në vendin përkatës dhe e dyta është që nëse biznse të ndryshme duan te investojne drejtperdrejtë në kinematografi shteti ia njeh si investim dhe ia zbret nga taksat. Çlirimi i këtyre fasiliteteve në evropë ka sjellë një çlirim të madh energjie krijuese.

Kineasti Saimir Kumbaro kërkoi ndryshime në ligj, të cilat duhen rishikuar për të lehtësuar prodhimin e filmave shqiptarë. Në diskutimin e tij, kineasti Joni Shanaj kërkoi një ndarje të QKK-së me promocionin, ç’ka nënkupton një strukturë e cila të mundet të punojë fort për promovimin e filmit dhe të jetë e shkëputur nga prodhimi I filmave. Njëherësh ai hodhi idenë e një QKK-je, vizionare dhe me strategji të qartë për mbështetje dhe prodhimtari kinematografike, nënkuptoi se deri më sot kjo strategji i ka munguar institucionit në fjalë. Këto dhe tema të tjera si filmi dokumentar, kronikё televizive, apo propagandё, Bordi i Këshillit të Mbrojtjes së Projekteve, bazat dhe kriteret nga duhet vendosur; ku mbështetja financiare bazohet në talentin, meritat, dhe më specifikisht, historikun e filmbërësit: çmimet për punën e kaluar, apo arritjet në fazën e para-prodhimit me skenarin e ri.

Distribucioni i filmit është i papërfshirë në këtë ligj si një nevojë e domosdoshme e industrisë së filmit, etj.

Ministrja Kumbaroi garantoi ecurinë e të gjithë temave të nxehta të debatit në një takim të dytë, ngritjen e një grupi ekspertësh që do të jenë pjesëmarrës të përmirësimit të ligjit të kinemasë, aksione që shumë shpejt do të realizohen në një takim të dytë. Ndërkohë, ajo bëri me dije bisedimet e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë për anëtarësimin në “Creative Europe”, projekti evropian për vitin 2014-2020, i cili do t’u mundësojë thithjen e fondeve nga BE, shoqatave dhe organizatave, individëve shqiptarë të aplikojnë me të drejta të barabarta në propjekte evropiane për Art&Kulturë .

Të pranishmit vlerësuan takimin e parë, organizuar nga Minsitria e Kulturës, I cili zhvillohet për herë të parë në ambientet e MK-së.

Foto: Erion Kovaçi{:}