Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte në Kukës, së bashku me Ambasadorin Britanik në Shqipëri Sir. Alastair King-Smith, Kryetarin e Bashkisë Kukës z.Albert Halilaj dhe partnerët të jashtëzakonshëm që zbatojnë programe dhe nisma për të ndihmuar veriun e Shqipërisë, të arrijë potencialin e tij të plotë.
Kukësi ka sot një vëmendje të veçantë, si një zonë me resurse të shumta, për të rritur ekonominë lokale përmes maksimalizimit të të gjitha kapaciteteve. Do të vijojmë të mbështesim, jo vetëm Kukësin, por të gjithë veriun, zonat malore e rurale, si një mision i rëndësishëm për vendin, turizmin dhe zhvillimin e komuniteteve. Së bashku me oficerët britanik dhe Bashkinë Kukës, po punojmë për një projekt të përbashkët ku inxhinierët me background ushtarak, po studiojnë të gjithë strukturën nëntokësore e cila shumë shpejt do të shfaqet në formën e një harte 3D e që do të kthehet në një hapësirë multifunksionale kulturore, shërbimesh rekreative e inovative si një mundësi për gjenerim aktiviteti ekonomik e turistik të zonës.