Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Vlora është qyteti i radhës, qendra historike e së cilës do të rilindë pas një harrese shumëvjecare. Kjo zonë me vlera të veçanta arkitektonike dhe kulturore do të rijetëzohet, falë një projekti të posaçëm për restaurimin dhe rikualifikimin urban të saj.

Projekti është konceptuar sipas të njëjtit model me të cilin është punuar për rijetëzimin e Pazarit të  Korçës, të Krujës, Gjirokastrës.

Ai parashikon restaurimin e objekteve në zemër të Vlorës, aty ku qyteti  ende ruan identitetin, me gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19‐të dhe fillimit të shekullit të 20‐të. Do t’i nënshtrohen restaurimit në: Rrugën “Justin Godar”, ish-pazari, “lagjja e hebrenjve”, klubi “Labëria” dhe ish-Sinagoga, xhamia e Tabakëve, më e madhja e qytetit, etj. Ndërsa infrastruktura nëntokësore është një projekt që do të zhvillohet paralelisht nga Bashkia Vlorë.

 

Sot u zhvillua në këtë qytet ceremonia e inaugurimit të fillimit të punimeve për projektin në fjalë, ku morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, Drejtuesi i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit Michael Granoff, si dhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli.

 

01

Rikualifikimi në zonën urbane pranë qendrës së qytetit Vlorë

Programi i qeverisë shqiptare, që udhëhiqet nga Ministria e Kulturës, për rijetëzimin e qendrave historike dhe kthimin e tyre në pole jo veç tërheqëse për turistët por dhe për t’i dhënë hov zhvillimit ekonomik të zones ka filluar të japë japë frytet e veta.

Projekti për “Restaurimin dhe rikualifikimin urban të ansamblit ndёrtimor, Qendra Historike Vlore” kaloi pas një sërë mendimesh, diskutimesh dhe konsultimeve  të gjera duke i hapur rrugën kështu restaurimit, konservimit dhe rehabilitimit të vendbanimeve tradicionale dhe  zonave të trashëgimisë kulturore.

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve   ka miratuar   projektin  për “Rikualifikimin e zonës urbane pranë qendrës së qytetit Vlorë” që përfshin hartimin e projektit urban, restaurimin e monumenteve të kulturës në këtë zonë dhe rikonstruksionin e objekteve të tjerë. Pas Beratit, Krujës, Shkodrës, Korçës, Gjirokastrës,  radhën e ka qyteti bregdetar i Vlorës që të rilindë përmes trashëgimisë kulturore.

Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve vazhdojnë të zbatojnë një nga politikat e rëndësishme në trashëgiminë kulturore, ku diversiteti i vlerave, kulturave dhe feve, bën pjesë në trashëgiminë që duam të ruajmë dhe  promovojmë.

Zona e rijetëzuar

Ky projekt do të zbatojë restaurimin në zemër të Vlorës, aty ku qyteti  ende  ruan identitetin, gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19‐të dhe fillimit të shekullit të 20‐të. Do ti nënshtrohen restaurimit (objektet, pa infrastrukturen nentokesore) ne: Rrugen “Justin Godar”, ish-pazari, “Lagjja e hebrenjëve”, klubi “Labëria” dhe ish-Sinagoga, xhamia e Tabakëve, më e madhja e qytetit, etj. Vlora dhe kjo qendër historike  mëton se  diversiteti dhe bashkëjetesa e kulturave dhe e feve është pjesë e së përditshmes dhe e historisë.

Infrastruktura nentokesore eshte nje projekt qe do te zhvillohet paralelisht nga Bashkia Vlore.

Monumentet kryesore që do të restaurohen

Brenda kufijve të zonës së projektit ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së parë si edhe rruga më e rëndësishme e qytetit për nga vlerat arkitektonike‐historike që mbart: rruga “Justin Godard”.

Rruga Justin Godard ka qënë rruga kryesore e qytetit në periudhën e Rilindjes së Pavarësisë Kombëtare. Cepi perëndimor i saj të nxjerr tek Sheshi i Flamurit, kurse ana lindore në Lagjen Partizani në drejtim të Babicës ku ka shumë foto të hyrjes së luftëtarëve më 1920. Shtëpitë janë me dy kate, me ballkone të vegjël të stilit neoklasik. Degëzimet e rrugëve sekondare të çojnë tek ish-pazari, “lagjja e hebrenjve”, klubi “Labëria” dhe ish-Sinagoga. Në fund, nga ana lindore ka qenë dhe xhamia e Tabakëve, më e madhja e qytetit. Rruga ka patur disa ndërtesa shoqërore në shekullin e XIX, si një sahat (kullë) dhe Posta e qytetit. Kompleksi e ka marrë emrin nga juristi i njohur francez Justin Godard, i cili ka mbrojtur të drejtat e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919. Godard ka qenë mik i shqiptarëve dhe ka ndihmuar dhe me fonde ekspeditën e arkeologut Leon Rey në Apolloni.

 

Partneriteti

Ky projekt bëhet i mundur falë bashkëpunimit teknik dhe financiar me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, sipas të njëjtit model me të cilin është punuar për rijetëzimin e Pazarit të  Korçës, të Krujës, Gjirokastrës.

02

Të dhëna mbi vlerën e investimit

Buxheti i aprovuar në total për projektin TID Vlora është:

4,740,000 USD me TVSH

535,620,000 leke me TVSH

 

03

Të dhëna mbi afatet e realizimit

Fillimi i punimeve – Tetor 2017

Afati i realizimit – 10 muaj

Përfundimi i punimeve – Korrik 2018{:}