Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=9777]

Komunikim për shtyp

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ambasadës së Francës në Shqipëri, salloni i artit bashkëkohor ACAS – Albanian Contemporary Artist Salon do të zhvillohet nga data 1 deri më 9 nëntor 2015 në Muzeun Historik të Tiranës.

Një juri ndërkombëtare e përbërë nga Zonja Christine Macel, kryekuratore e Qendrës Pompidou, Zonja Alicia Knock, kuratore në Qendrën Pompidou dhe Zoti Saâdane Afif, artist francez, u mblodh më 2 korrik 2015 në Galerinë Kombëtare të Arteve të Tiranës për të përzgjedhur artistët që do të marrin pjesë në ACAS – Albanian Contemporary Artist Salon, në nëntor 2015 në Tiranë.

Pas përzgjedhjes juria u shpreh se:

« U përzgjodhën 14 artistë nën moshën 40 vjeç. Këta artistë, të lindur nga viti 1977 deri në vitin 1991, të konfirmuar apo të porsa dalë nga bankat e shkollës, paraqesin një panoramë të gjerë të krijmtarisë shqiptare të ditëve të sotme. Artistët, edhe pse jetojnë në vende të ndryshme si në Shqipëri, Itali, Gjermani apo Austri, janë ose do të jenë tashmë pjesë e skenës artistike ndërkombëtare.

Juria dëshiron të përgëzojë artistët për cilësinë e 65 dosjeve të paraqitura.
Ky numër i madh kandidaturash, i dha asaj mundësinë të bëjë një përzgjedhje të saktë duke iu përgjigjur kështu kërkesës së lartë të organizatorëve.

Artistët janë :

Endri Dani
Klodian Deda
Arbër Elezi
Yllka Gjollesha
Ilir Kaso
Greta Pllana
Leonard Qylafi
Alketa Ramaj
Gentian Shkurti
Marina Sula
Ermela Teli
Driant Zeneli
Fani Zguro
Enkelejd Zonja

Kjo përzgjedhje pasqyron freskinë dhe larmishmërinë e skenës artistike shqiptare të përfaqëësuar me të gjitha format artistike aktuale : nga piktura tek vizatimi, nga instalacioni tek videoja apo filmi.

Juria ka marrë vetëm dy kandidatura për kategorinë « kurator ekspozite », gjë që nuk i dha asaj mundësinë të kryente një përzgjedhje të justifikueshme për shkak të kandidaturave në një numër të pamjaftueshëm.

Për rrjedhojë, juria propozon që përzgjedhja e veprave të bëhet nga artistët dhe koordinatorët e sallonit. Do të ishte kënaqësi për jurinë të jepte një mendim këshillues mbi përzgjedhjen përfundimtare të veprave. Duhet të merret gjithashtu një arkitekt i specializuar në ekspozita, për të ndihmuar artistët të paraqesin veprat e përzgjedhura.

Christine Macel – kryekuratore e Qendrës Pompidou
Alicia Knock – kuratore në Qendrën Pompidou
Saâdane Afif – artist francez,

{:}