Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Përgjatë tri ditëve Libohova mirëpret ekspozitë festive me muzikë e kostume tradicionale, tregtim të gjitha prodhimeve bio, kuzhinës lokale apo bimëve medicinale të rrethit Gjirokastër. Këto ditë do ketë një ndërthurje të traditës së vjetër e asaj të re, ku përkrah artizanëve të vjetër edhe artistët e rinj me punimet të tyre në gur, metal, dru apo veshje tradicionale, pëlhura, etj do shpalosin punët e tyre për turistët vendas e të huaj. Arti figurativ e letrar i përfaqësuar me gjithë artistët vendas e të huaj, që kanë shkruar apo krijuar veprat e tyre për këtë zonë.

Filma që do shfaqen gjatë gjithë kohëzgjatjes së panairit, që flasin për historinë dhe traditat  e këtij vendi aq të pasur e të gjelbër.

Çdo shërbim i kuruar nga një ndër shoqëritë më të specializuara në këtë sektor.

Ky panair festiv e tradicional do te organizohet nga shoqata “ODAy” me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Bashkisë Libohovë, Bashkisë Memaliaj, Hotel Çajupi-t.

14-16 korrik 2017, Libohovë{:}