Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Kjo vepër, cilësuar nga vetë autori si “dramë e një trishtimi të vjetër, e shkruar me lot dhe gjak”, fokusohet në një familje të copëzuar, e cila paraqitet të përballet dhe merret me emocionet ambivalente, pasojë e problemeve serioze familjare, duke përfshirë varësinë nga droga, degradimin moral, frikën dhe fajin e rrënjosur thellë dhe sëmundjen që rrezikon jetën. Tema tragjike e pjesës është se pafajsia nuk mund të rikthehet, çdo karakter duhet të mbartë pak dhimbje dhe faj, edhe në buzë të varrit. Drama e distancimit dhe vetmisë.

Familja Tyrone është e copëtuar  dhe secili pjesëtar largohet, izolohet disi nga pjesa tjetër. Ftohja më e dukshme është mes Tyrone dhe Jamie-t, të cilët që të dy e lejojnë hidherimin të mbizoterojë mbi çfardolloj dashurie dhe respekti që u ka mbetur për njëri -tjetrin.

Teatri Kombëtar vjen në këtë premierë të parë të saj me vënien skenike nga regjisori Spiro Duni. Interpretojnë: Yllka Mujo, Artan Imami, Lulzim Zeqja, Genti Deçka, Flaura Kureta, Gerti Ferra.
Skenograf – Fatbardh Marku , As/Regjisor – Flaura Kureta, Pëllumb Dervishi
Perkthyes – Artur Lena, Kostumograf – Klajd Ymeri.

31 maj, 1 qershor 2014 , ora 20:00, TK{:}