Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Një rrugëtim në Antigonenë e lashtë, kishën shekullore të Shën Mërisë në Labovën e Kryqit dhe kalanë hijerëndë të Libohovës.

 

Në kuadër të projektit HAMLET, ku Ministria e Kulturës është drejtuese e partneritetit Shqipëri-Itali-Mali i Zi, sëshpejti, në unazën kulturore të Gjirokastrës, sikurse edhe specifikohet në Planin e Përgjithshëm Vendor të Gjirokastrës, do të vendosen tabelat informuese dy-gjuhëshe turistike dhe tabelat rrugore përkatëse të cilat do të sjellin një standart të ri në nivel kombëtar në prezantimin e destinacioneve kulturore në Shqipëri.

Parku Arkeologjik i Antigonesë, Kisha e Shën Mërisë në Labovë të Kryqit dhe Kalaja e Libohovës janë tre destinacionet përfituese të projektit, dhe prania e sinjalistikës synon të zgjidhë përfundimisht një kërkesë të kahershme të operatorëve turistikë por edhe ekspertëve të trashëgimisë kulturore mbi nevojën e prezantimit më të plotë të këtyre destinacioneve thelbësore por edhe të zonave pranë tyre, si pjesë e arealit të qytetit të Gjirokastrës, pasuri botërore të njerëzimit UNESCO.

Kjo iniciativë do të shërbejë si një model i mirë edhe për zona të tjera të vendit, të cilat do të përfitojnë sinjalistikë të dedikuar turistike duke sjellë më shumë cilësi gjatë vizitave por edhe më shumë zhvillim ekonomik lokal nga turizmi gjithëvjetor.

Ju ftojmë që ti bashkoheni prezantimit të sinjalistikës së re në çdo destinacion si dhe për tu njohur me detaje të tjera të projektit, nëpërmjet shpjegimeve të Dr. Ols Lafe, konsulent shkencor i projektit.

Pika e takimit dhe nisjes, Sheshi i Çerçizit, e martë dt. 8 shtator ora 9.00.

Për informacione dhe pyetje: +355676303000 dhe olslafe@hotmail.com

 

{:}