Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=6933]

“Uncharted” do të quhet Art Kontakt Festival 2014, i cili do të organizohet në Kalanë e Porto Palermo-s. Ky është edicioni i tretë i këtij festivali të artit bashkëkohor, i cili tashmë ka marrë formën e një bienaleje ndërkombëtare. Janë rreth 25 artistë pjesëmarrës, të cilët do të paraqesin punët e tyre në teknika të ndryshme si video-art, piktura, fotografi, perfomanca, instalacione etj.

Art Kontakt Festival 2014, do të jetë një pikë takimi i artistëve që do të vijnë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të Evropës. Qëllimi i këtij festivali është të sjellim në qendër të vëmendjes  tendencat e artit bashkohor në Shqipëri dhe në nivel ndërkombëtar, zhvillimin e artit multi-disiplinor në Shqipëri, shkëmbimin e praktikave artistike midis artistëve dhe organizatave kulturore të rajonit, për të forcuar rrënjët e bashkekzistencës në rajonin tonë nëpërmjet artit dhe kulturës. Ajo gjithashtu synon dhe shfrytëzimin e trashëgimisë kulturore duke përdor monumentin e kulturës si faktor tërheqes gjatë sezonit veror, si dhe në funksion të zhvillimit ekonomik dhe social.

Në larminë e aktiviteteve të këtij festivali të artit bashkëkohor, do të ketë mjaft risi dhe prurje origjinale projektesh artistike, workshop-e dhe performanca. Një seksion i veҫantë do t’i dedikohet projektit të Adrifort. Publikut dhe mediave do t’i jepet një informacion mbi rëndësinë e projektit Adriford si dhe rëndësinë e partneritetit privat e publik në fushën e menaxhimit të trashëgimisë kulturore. I përfshirë do të jetë edhe një projekt artistik, audio-vizual i producentit muzikor Leonard Toma, i cili do të projektojë imazhe të fortifikimeve Adrifort, të shoqëruara me një përzierje të tingujve të muzikës elektonike me atë të traditës së vendeve të Adriatikut dhe Jonit.

Përveҫ artit pamor, ky festival do të pasurohet me tingujt live të muzikës bashkohore ekperimentale, të Dj-ve të ardhur nga vendi dhe rajoni, muzikë, e cila do zgjasë deri në orët e para të mëngjesit, si dhe shumë surpriza të tjera për publikun.

Ky aktivitet mbështetet nga Ministria e Kulturës.

Porto Palermo, 8 dhe 9 gusht 2014{:}