Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ditën e premte, dhjetë instrumentistë të Ansamblit Popullor, luajtën muzikë për pasagjerët e urbanit të Linjës Kombinat- Kinostudio. Ky koncert i veçantë u organizua me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, për të sjellë një mëngjes ndryshe, në kuadër të Muajit të Muzikës. Në një nga stacionet iu bashkua pasagjerëve edhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila shijoi si çdo qytetar që mori atë linjë, muzikën e zgjedhur nga të gjitha trevat e Shqipërisë. E ndërmarrim këtë nismë në kuadrine Muajit të Muzikës, për të promovuar këtë muaj, që jo shumë njerëz e dinë se i kushtohet muzikës, por edhe për t’i dhuruar një ditë ndryshe njerëzve që marrin autobusin për fë shkuar në destinacionet e tyre”, tha Margariti, teksa shton se kjo eksperiencë e parë do të përsëritet me të tjera linja, e muzikantë e ndryshëm.{:}