Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në mesnatën e datës 05.02.2014 u shua DIVA e muzikës shqiptare, VAÇE ZELA. Zëri i saj ishte forca dhe mbijetesa jonë shqiptare në një kohë ku lumturia ishte vetëm nocion propagande. Ajo mbetet idhulli dhe frymëzimi për breza të tërë, emocioni dhe krenaria e të qenit shqiptar. KENGA e saj do të jetojë shumë gjatë bashkë me zërin e saj magjik, të kulluar, do të vazhdojë të jetë bashkudhëtare e historisë sonë shqiptare. Faleminderit për emocionet që na dhurove, faleminderit që na ngrohe zemrat nga Veriu në Jug, nga Kosova, Shkupi, Tetova, Struga e gjithë diaspora.

Faleminderit që na bashkove me këngën tënde. Të qoftë i lehtë dheu, e paharrueshmja jonë!{:}