Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

“Vallëzimi i fundit, pas shfaqjeve të para në Elbasan dhe Durrës, komedia e zezë, me tekst dhe regji nga Erand Sojli mbrrin këtë javë në TKEKS.

“Jemi dëshmitarë të një kohe kur injoranca, arroganca dhe paraja e kanë manipuluar besimin.Dashuria është i vetmi ilaç që shëron këto sëmundje”.

Vepra është shkruar para 15  vitesh dhe na fton të jemi dëshmitarë të një kohe kur arroganca, paraja dhe injoranca kanë manipuluar çdo lloj besimi. Por dashuria, e vetmja mund ta shpëtojë njeriun.

Lojë në presion dhe atmosferë të papriturash. Njerëz që vegjetojnë dhe fshihen pas gishtit.  Personazhe që mendojnë ndryshe dhe veprojnë krejt ndryshe.

Erand Sojli, pas shfaqjes emocionuese “Radio Iliria” si regjisor dhe bashkautor me Iris Sojlin,  prezantuar në Teatrin Kombëtar  të Tiranës dhe të Kosovës  sjell për publikun veprën e tij më të re, “Vallëzimi i fundit”.  Nuk është hera e parë që autori prek problemet e jetës shqiptare të përditshme.  Shfaqja, e ndërtuar me nota komikotragjike, na tregon saktë sesi duhet të shohim brenda vetes për të kuptuar kush jemi dhe ku duhet të shkojmë.

“Vallëzimi i fundit” hapi edicionin e 17 të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove në Elbasan.

Regjisor & autor : Erand Sojli

Skenograf: Sokol Sejdini

Muzika& Video: Leonard Sojli

Kostumografe: Matilda Zeneli

Interpretojnë aktorët:  Kastriot Shehi, Rina Narazani, Hysen Mullajonuzi, Antoneta Doka, Dhimitër Topuzi dhe Mario Elezi.

11, 12, 13 dhjetor ora 19:00 në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Për rezervime telefononi : 069908035 dhe 042278158{:}