Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Teatri Kombëtar vazhdon kalendarin artistik të tetorit me veprën “Vanja, Sonja, Masha, etj”, një komedi  e suksesshmet e dy viteve të fundit, por edhe një komedi e zgjuar bashkëkohore.  Shkruar nga dramaturgu amerikan Christopher Ferdinand Durang na përcillet një Çehov i sjellë në vitet 2000. Një miksim i komedisë dhe dramës, bazuar në temat dhe personazhet e dramaturgut rus, një komedi ku përmblidhen ndjeshmëria tipike e tij, por dhe humori.

Komedia “Vanja, Sonja, Masha etj” vjen në skenë nga Fondacioni Kulturor “BluEpidamus” në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar dhe Teatrin “Aleksander Moisiu”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Regjisore Driada Dervishi. Interpretojnë:  Neritan Liçaj, Olta Daku, Yllka Mujo, Besmir Bitraku Adelina Muça, Valina Muçolli.

24,25,26 tetor, ora 19.00, TK{:}