Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Teatri Kombëtar vazhdon leximin e dramave në kuadër të aktivitetit “Netët e leximit të dramës shqipe” faza e tretë. Veprat në vazhdim do të jenë dramat  e autorëve:

  • Arta Arifi- “Gruaja në dritare”;
  • Stefan Çapaliku- “Provat e një vdekje të paralajmëruar”;
  • Ferdinand Hysi-“Misteri i trekëndëshit të Bermudës”;
  • Vangjel Kozma –“Horoskopi Babilonas”;
  • Pirro Mani- “Grindje me vetveten”;
  • Odise Plaku- “Shtëpia e re”;
  • Ruzhdi Pulaha- “Koha fajtore”.

Në role lexojnë aktorët e Teatrit Kombëtar: Mehdi MalkajBujar AsqeriuEva Alikaj, Anila Bisha, Marjeta Ljarja, Sokol Angjeli, Gert Ferra, Genti Deçka, Neritan Liçaj. Leximi do të kryhet në sallën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

21-27 korrik, ora 19:00, hyrja është e lirë{:}