Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në Amfiteatrin e Durrësit ka nisur festivali “Verë në Epidamn-Festivali i Muzave të artit”, i cili do të vazhdojë deri në datën 20 gusht.  Ky festival  organizohet nga shoqata “eja në Teatër”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, që do të mbledhë artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Premiera, shfaqje teatrore, filma të ndryshëm, modë dhe muzikë do të krijojnë në amfiteatrin e Durrësit atmosferën e munguar në këtë sezon. Ky event përmbledh shumë gjini të artit si filmi, teatri, fotografia, vallëzimi, baleti dhe moda, të gjitha do të prezantohen në 9 netë për muzat e artit, i quajtur edhe “Festivali i Muzave të Artit”.

Amfiteatri Romak i Durrësit, ndërtuar në fillim të shek. II -të e.s., është një nga amfiteatrot më të mëdhenj të Gadishullit Ballkanik. Në mjediset e tij, të cilat mund të mbanin deri në 20.000 njerëz, janë zhvilluar performanca të ndryshme deri në shek. IV-t e.s.

Ndërkohë aktivitetet artistike të përcaktuara në kalendarin e këtij eventi do të vazhdojnë në 11 gusht me vënien në skenë të komedisë “Një jetë me ty”, me autorë dhe regjisorë Erion Kame.

Në datat 12, 13 dhe 14 gusht do të vendoset në skenë komedia e Plautit “Binjakët”, që vjen si premierë e teatrit të qytetit të Durrësit, “Aleksandër Moisiu” me regji të Driada Dervishit.

Në 16 gusht do të vijë cikli “Muzat e Epidamnit”, i realizuar nga regjisorja Adelina Muça.

Brenda natyrës së këtij festivali, pritet të shfaqet në galerinë e amfiteatrit, filmi “Epidamn”, disa filma të shkurtër dhe dy dokumentarët “Buka” me skenar e regji të Blerta Kelmendit, “Ana” me skenar dhe regji të Arjola Daja, “Mëngë këmishe”, me skenar e regji të Suela Bakos, “Humanisti i heshtur”, shfaqet premierë me skenar e regji të Merita Çoçolit, “Dinastia Tedeschini”, me skenar të Rovena Rrozhani, Vali Qyrfyci dhe regji të Anila Varfit.

Më 20 gusht, ditën e fundit të eventit, në hyrjen e Amfiteatrit për të sensibilizuar, por dhe për të parë punë unike në fotografi, të përfshira në publikime ndërkombëtare, – do të hapet ekspozita fotografike e artistes Soela Zani, në bashkëpunim me “Doën Syndrome Albania”, në titullin “Edhe unë jam një vepër arti”.

04-20 gusht 2016, Amfiteatri Romak, Durrës{:}