Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Vijojnë punimet për restaurimin e Kalasë së Prezës

Ministrja e Kulturës Elva Margariti inspektoi punimet restauruese në Kalanë e Prezës, një nga monumentet më të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit 2019.

Falë mbështetjes financiare të Fondit të Princit Claus, Suedi dhe Fondit të Ambasadorit për Trashëgiminë Kulturore, SHBA ka nisur puna për ringritjen e Kullës së Sahatit, për të trajtuar të gjitha dëmtimet në të, si dhe në kullën rrethore dhe murin fortifikues, për të arritur stabilizimin dhe përforcimin e strukturave.

Inxhinierët dhe specialistët që po zbatojnë projektin e ngritjes dhe restaurimit të objektit, evidentuan një mori vështirësish që kanë dalë gjatë këtij procesi, por sipas ministres Margariti, mendohet që brenda një periudhe të shkurtër, kalaja e Prezës të jetë gati të presë vizitorë, të cilët mund të shijojnë qetësinë dhe pamjen e mrekullueshme që ofrohet nga lartësia e Kalasë.

Ky projekt është zhvilluar dhe po zbatohet nga CHwB Albania dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.{:}