Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Vijon me intensitet puna për përmirësimin e kushteve të banimit, në kuadër të Projektit të Investimeve të Strehimit Social, i cili synon të ofrojë një zgjidhje të qëndrueshme për familjet në nevojë.
Ky projekt përfshin mbështetjen e 22 bashkive në të gjithë vendin dhe po sjell një ndryshim të ndjeshëm në jetën e 847 familjeve përfituese, duke u siguruar jo vetëm një strehë të sigurt , por edhe një hapësirë ku mund të ndërtojnë të ardhmen me dinjitet.
Përmes këtij angazhimi, po adresohen nevojat emergjente sociale duke krijuar një model zhvillimi të drejtë e gjithëpërfshirës, ku çdo qytetar të ketë mundësinë të jetojë në kushte të denja.
Investimet e bëra janë një shembull i qartë i përkushtimit për t’u shërbyer atyre që kanë më shumë nevojë, duke ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.