Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Monument Kulture i kategorisë së parë, Xhamia e Plumbit është xhamia osmane më e madhe në Shqipëri. Falë punimeve të restaurimit dhe konservimit, ky objekt kulti çlirohet nga ndërhyrjet e gabuara ndër vite si përdorimi pa kriter i suvasë së çimentos, i shpëton përmbytjeve të herë pas hershme gjatë vitit nga realizimi i digës, janë përforcuar themelet, është ringritur minarja etj. Ky projekt, me mbështetjen e qeverisë turke, po rikthen plotësisht vlerat historike dhe arkitekturore të xhamisë, e cila pritet t’i hapë dyert për besimtarët dhe vizitorët brenda muajit Maj. Rehabilitimi i mjediseve përreth jo vetëm që përmirëson estetikën dhe aksesin, por krijon një hapësirë të re për komunitetin, e cila mund të shfrytëzohet për aktivitete dhe grumbullime sociale, duke e kthyer këtë monument jo vetëm në një qendër besimi, por edhe në një pikë takimi dhe harmonie për qytetarët.

Video