Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Vijon të jetë e hapur thirrja për aplikime për investime në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit Social 2025-2026, për 61 bashkitë e vendit!

Projektet e mbështetura përfshijnë:
– Banesa sociale nëpërmjet adaptimit të objekteve ekzistuese ose ndërtimit të ri;
– Përmirësim i banesave për komunitete të pafavorizuara;
– Përmirësim i infrastrukturës veçanërisht në zona informale;
– Streha të përkohshme – përmes blerjes, montimit ose adaptimit të objekteve ekzistuese.

Bashkitë duhet të dorëzojnë dokumentacionin e plotë pranë Drejtorisë së Strehimit brenda datës 31 Janar 2025.

Për informacione të mëtejshme, mund të na kontaktoni në: drejtoria.strehimit@meki.gov.al

Së bashku mund të bëjmë një ndryshim shumë të madh për ata që kanë më shumë nevojë!