Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Ky projekt, një bashkëpunim mes Qeverisë Shqiptare dhe Fondacionit Art Explora, është dëshmi e përkushtimit për artin, kulturën dhe dialogun ndërkombëtar. Projektuar dhe rinovuar nga studioja prestigjioze “NeM Architectes”, Vila 31 është shndërruar në një rezidencë artistësh që do të mirëpresë deri në 20 artistë çdo vit, duke ofruar mbështetje për projektet e tyre krijuese dhe promovim global.
Nga një vend që përfaqësonte një epokë izolimi, kjo vilë po transformohet në një qendër dialogu kulturor, duke e pozicionuar Shqipërinë jo vetëm si destinacion turistik, por edhe artistik.
Me aktivitete të shumta kulturore dhe artistike, kjo hapësirë do të forcojë lidhjet midis vendeve të Ballkanit dhe më gjerë.