Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

“Trillet e Mozartit” prezantohet si cikël koncertesh për të përmbushur mangësinë e 25 viteve të tranzicionit në aktivitetin koncertal të muzikës së dhomës. Duke dashur të jetë një ide unikale jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe si një ballafaqim  me botën , organizatorët kanë ideuar një program unik  midis vokalit  dhe instrumentit muzikor,  një formë solistike  unike në botë.

Projekti “Trillet e Mozartit” synon edukimin artistik qytetar përmes artit dhe kulturës të një publiku të ri nëpërmjet një zhanri aspak të njohur. Gjithashtu synon të evidentojë dhe promovojë vlerat tona më të mira artistike për të stimuluar dhe rritur nevojën e zhvillimit përmes artit si dhe të ballafaqojë artistët shqiptare dhe të huaj nëpërmjet teknikave dhe eksperincave të kulturave të ndryshme.

Orkestra e Dhomës Virtuozët Shqiptarë vjen në një format thelbësor të zhvillimit individual artistik dhe të rritjes së aktivitetit klasik koncertor për të venë akoma më shumë në dukje vlerat e mirëfillta te vetë muzikantëve.

 

Në datën 3 dhjetor 2016, ora 19:00, në sallën Ipogea të Kishës Ortodokse Autoqefale në Tiranë  do të organizohet koncerti i muzikës së dhomës me pjesëmarrjen e orkestrës “Virtuozët Shqiptarë” në drejtimin e Maestros Domenico Pierini.

Për këtë koncert rikthehet pas 22 vjetësh në skenën shqiptare violonçelistja Elida Pali, aktualisht spale e orkestrës së Maggio Musicale ne Firenze, e cila do të sjellë eksperiencen e saj nga skenat botërore.

Flautistja Enalda Gjoni me performancën e saj do të prezantojë në skenë magjinë e muzikës së Mozart dhe Haydn.

Në datën 9 dhjetor 2016, ora 19:00, në sallën e madhe të Universitetit të Arteve në Tiranë, do të organizohet koncerti i muzikës së dhomës me pjesëmarrjen e solisteve Merita Rexha Tërshana në piano dhe Abigeila Voshtina në violinë.

Të dyja këto artiste prestigjioze me eksperiencë shumë vjeçare në skenën shqiptare dhe botërore  do të performojnë në një repertor  koncertal të muzikës së Beethoven dhe Schinttke.

9 dhjetor 2016, ora 19:00, Universiteti i Arteve{:}