Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Shoqata Kulturore VIZart hap  ekspozitën “Shije nga Shqipëria”, e cila do të jetë e dedikuar veprave të pikturuara në teknikën e akuarelit nga shumë artistë nga e gjithë bota për Shqipërinë.

Ky projekt vjen në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar i Akuarelit (Edicioni 2), i cili është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës.

Pikturat që do të ekspozohen janë vepra të artistëve të njohur nga India, Turqia, Moldavia, Kina, Bullgaria, Ukraina dhe shumë shtete të tjera. Falë mbështetjes suaj mundëm që artistët e përzgjedhur nga një juri ndërkombëtare ndër 300 aplikantët të mund të vizitonin Tiranën, Shkodrën, Divjakën, Beratin dhe Pogradecin dhe të shijet e tyre për këtë udhëtim të formësoheshin në vepra arti në teknikën e akuarelit.

13-28 korrik 2016, Muzeu Historik Kombëtar{:}