Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në kuadër të bashkëpunimit kulturor me vendet anëtare të Bashkimit Europian, Ministrja Mirela Kumbaro Furxhi filloi vizitën zyrtare në Francë nga 29 Janari deri më 3 Shkurt.
Takimet me Znj. Aurélie Filippetti, Ministre e Kulturës dhe e Komunikimit, znj. Yamina Benguigui, Ministre e deleguar për Frankofoninë, dhe me zyrtarë të lartë të institucioneve kulturore Franceze konsiderohen si një hap i rëndësishëm për ndërthurjen e projekteve në fushën e trashëgimisë kulturore.

Më poshtë do të gjeni axhendën me disa nga takimet e Ministres:

Takim me znj. Aurélie FILIPPETTI, Ministre e Kulturës dhe e Komunikimit
Takim me znj. Yamina BENGUIGUI, Ministre e deleguar për Frankofoninë
Takim me z. RAO, në Qendrën e Trashëgimisë Botërore -UNESCO
Takim me znj. Cécile DUVELLE, në Sekretariatin e e Konventës së Trashëgimisë Jomateriale- UNESCO
Takim me z. Xavier DARCOS, President i Institutit Francez
Takim me z. Angelin PRELJOCAJ
Takim me z. Michel BERSON, senator, President i Groupit të Miqësisë Francë-Shqipëri
Takim me z. Alain RICHARD, ish-Ministër, senator, i Dërguar Special i Francës për Diplomacinë Ekonomike për Ballkanin
Takim me z. Jean-Luc MARTINEZ, Drejtor i Muzeut të Luvrit
Intervistë e Ministres Mirela Kumbaro me radion France Culture
Intervistë e Ministres Mirela KUMBARO në TV5 Monde

Foto: Armando Sallabanda{:}