Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në vizitën zyrtare të zhvilluar në Budapest pati fokus politikat, reformat dhe strukturat hungareze, projektet dhe programet kryesore sektoriale, ku u njoh gjerësisht me eksperiencat dhe praktikat më të mira me rezultate konkrete pozitive në investime e ekonomi, teknologji e inovacion, rritje pagash e ulje papunësie, kapital njerëzor e arsim profesional, mirëqenie dhe strehim, treg konkurrues e nxitje prodhimi, si dhe në ndihmën për sipërmarrjen!

Në takimin me homologun Márton Nagy, Ministrin e Ekonomisë Kombëtare të Hungarisë u diskutua për promovimin e bashkëpunimit ekonomik dhe mekanizmave financiare për investimet strategjike. Gjithashtu në Bankën Hungareze të Zhvillimit MFB u njohëm nga afër me aktivitetet kryesore të bankës, në mbështetje të fuqizimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si edhe me detyrat e menaxhimit të fondeve në kuadër të programeve të Bashkimit Evropian.