Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=1259]

Festivali ndërkombëtar kulturor “Balkan Trafik”, për vitin 2017, do të zhvillohet në dy vende të ndryshme, ku përveç Brukselit, Belgjikë që u mbajt në datat 20 – 24 prill 2017, do të realizohet dhe edicioni i parë në Paris, Francë, në 1 – 4 qershor 2017.

Për vitin 2017, nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës, Shqipëria do të përfaqësohet me artistin Vlashent Sata, shoqëruar dhe muzikantë profesionistë, të njohur në botën e jazzit të skenës ndërkombëtare me aktivitet artistik në të gjithë botën.

Ky përfaqësim vjen nisur nga fakti se karriera artistike e artistit Vlashent Sata si (kantautor-multiinstrumentist, këngëtar/piano/kitarrë dhe elektroakustikë) dhe bendit të tij po njeh sukses  dhe impaktit mediatik të gjerë nga kritika shqiptare dhe e huaj.

Programi artistik do të jetë i përbërë prej, arranxhimeve jazz-folk, me këngë dhe muzikë të vjetra arbëreshe e shqiptare, pa lënë mënjanë dhe disa prej këngëve të albumit “Hana”, album i mbështetur nga MK për vitet 2015 dhe 2016,  të cilat koordinohen dhe do ti përshtateshin shumë

Belgjikë – Bruksel 22 prill 2017

Paris-Francë 1 – 4 qershor 2017

 

Festivali ndërkombëtar kulturor “Balkan Trafik” konsiderohet si një nga aktivitetet më të rëndësishme të Evropës Qendrore dhe Juglindore, në të cilin prezantohet arti dhe kultura tradicionale në një ballafaqim vlerash ndërkulturore, që për çdo vit tërheq një audiencë të konsiderueshme.

Për më tepër, linket më poshtë pasqyrojnë info të zgjeruar rreth festivalit Balkan Trafik 2017 dhe jetës artistike të kantautorit shqiptar Vlashent Sata.

http://www.balkantrafik.com/fr/partenaires/

https://wetransfer.com/downloads/d93e1fa92e2c10014d5c8c88944189c720170419183904/f63062feb5b0e5e7a1ff89ed9031213020170419183904/0fc065

Artisti Vlashent SATA

I lindur në një familje muzikantësh e artistësh studion për piano dhe këndon që në moshën 5 vjeç në pallatin e pionierve. Merr pjesë në festivale të ndryshme për fëmijë në të njëjtën kohë me këngëtarë të njohur të skenës shqiptare. Angazhohet në turne jashtë vendit që në moshën 12 vjeçare, si pianist por spikat gjithashtu edhe si këngëtar.

Pas kryerjes së liceut artistik udhëton drejt Francës ku vendos të vijoj studimet, nga ku përfundon me rezultate të shkëlqyera, në fillim në Bordeaux e më tej në Paris pranë profesorëve me tituj ndërkombëtarë si Denis Pascal, Romano Pallottini etj.

Përpos koncerteve të shumta si solist dhe muzikë dhome në piano përfundon edhe shkollën e pedagogjisë në Paris e që nga viti 2011 është profesor i titullar në konservatorin Gabriel Fauré dhe Paul Ducas të Parisit.

Karrierën si kantautor e fillon që 15 vjeç, por intesivisht fillon të marrë vlerësime në vitin 2011,  ku pas një koncerti recital në Paris me këngë të vjetra shqipe të përpunuara dhe të rrisjella ndryshe nga vet artisti, për publikun francez, nga ku fillon një turne në të gjithë Europën.

Në këtë turne artisti Vlashent Sata, merr një tjetër dimension, ku vlerësohet për origjinalitetin e kompozimeve, timbrin e zërit si dhe mënyrën interpretuese në skenë , për publikun shqiptar por edhe atë publik që nuk e njihte më parë Shqipërinë.

Përmes Albumit të suksesshëm, “Hana”, i mbështetur nga Ministria e Kulturës nisi rrugëtimin artistik në Europë e më tutje. Këngët e albumit janë te transmetuara në shumë radio në mbarë botën si : Kanada, Kinë, Spanjë, Maqedoni, Katar, Belgjikë dhe kryesisht në radiot  e Parisit si radio Fip, France Musique, France Inter, RFI etj.

 

Projektet e radhës janë në lidhje me bashkëpunime me arte të tjera si teatri, kinemaja, baleti bashkëkohor si dhe së shpejti fillimi i punës për një album të ri që do teë jetë një ndërrthurje midis së shkuarës, muzikës folklorike të vjetër dhe kërkimeve në muzikën e së arrdhmes.

Foto e video të disponueshme në www.vlashentsata.com{:}