Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Voskopoja e Rilindur. Katër kisha të shpallura Monument Kulture i shpëtojnë rrënimit. Korça është një nga hambarët e turizmit kulturor dhe itinerari i rrugës së besimit në Korçë e ka pikën kulmore në Voskopojë, për të vazhduar me kantieret në Dhërmi, Vuno, Gjirokastër.
Faza e parë e projektit për qendrën historike të fshatit turistik, ka përfunduar me restaurimin e strukturave në kishën e Shën Nikollës dhe Shën Marisë, ndërkohë që janë në proces edhe manastiri i Shën Prodhomit dhe kisha e Shën Ilisë.{:}