Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Wiki Loves Monuments është një konkurs fotografik ndërkombëtar i monumenteve, organizuar nga Fondacioni Wikimedia nga 15 shtator deri me 15 tetor 2014. Wikimedia është fondacioni qe fuqizon enciklopedinë e lirë Wikipedia – një bashkëpunim global me autorë vullnetarë nga e gjithë bota.
Trashëgimia kulturore është një pjesë e rëndësishme e dijes që Wikipedia mbledh dhe shpërndan. Trashëgimia kulturore është një pjesë e rëndësishme e dijes që Wikipedia mbledh dhe shpërndan. Të gjithë mund të kontribuojnë me imazhe, apo të shkruajnë artikuj. Një imazh vlen sa një mijë fjalë, në çdo gjuhë në të njëjtën kohë, dhe entuziastët vendas mund të (ri)zbulojnë rëndësinë kulturore, historike, apo shkencore të rrethinës së tyre.
Çdo konkurs kombëtar i shteteve do të jetë në gjendje të emërojë disa nga fotot e tyre fituese për konkursin ndërkombëtar. Këto fotografi të emëruara do të gjykohen nga një juri ndërkombëtare, e cila më pas do të japë shpërblime shtesë për imazhet më të mira nga të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Në vitin 2012, komunitetet vullnetare të Wikipedia-s në 35 vende janë bashkuar me këtë iniciativë. Më 2014 në mbi 40 vende rreth botës, një konkurs kombëtar do të organizohet me monumentet e tyre kombëtare, partnerët, rregullat, ngjarjet dhe fituesit e tyre. Shqipëria dhe Kosova marrin pjesë së bashku për herë të parë në Wiki Loves Monuments.

Çdo konkurs kombëtar do të jetë në gjendje të emërojë disa nga fotot e tyre fituese për konkursin ndërkombëtar. Këto fotografi të emëruara do të gjykohen nga një juri ndërkombëtare, e cila më pas do të japë shpërblime shtesë për imazhet më të mira nga të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Konkursi është i frymëzuar nga plani i suksesshëm pilot në Hollandë, ku gjate vitit 2010 konkuruesit mbodhën mbi 12.500 imazhe të monumenteve që tani mund të përdoren në Wikipedia dhe nga çdokush për çfarëdo qëllimi. Konkursi i vitit 2012 në 35 vende rezultoi në më shumë se 350.000 imazhe të paraqitura nga rreth 15.000 pjesëmarrës, duke shtuar shumën e të gjithë njohurive njerëzore të mbledhura në Wikipedia.
Ministria e Kulturës mbështet inciativën duke e promovuar dhe koordinuar me organizatorët rreth listës së monumenteve të kulturës.{:}