Teatri Kombëtar do të zhvillojë “Work Process- Audicione , me regjisorin e mirënjohur boshnjak, Edin Mustafic, për projektin “EQUUS” nga Peter Shaffer.
Audicionet do të zhvillohen në ambientet e Teatrit Kombëtar më datë 18.06.2016, ora 11:00. Ftojmë të gjithë aktorët e interesuar të cilët nuk janë në marrëdhënie pune me Teatrin Kombëtar, të dërgojnë brenda ditës së hënë, datë 13.06.2016, në adresën zyrtare info@teatrikombetar.gov.al, materialet e mëposhtme :
1-CV personale në anglisht
2- Foto personale nga veprat që kanë interpretuar.
Për të gjithë aktorët në marrëdhënie pune me Teatrin Kombëtar, këtë proces do ta realizojë vetë institucioni i Teatrit Kombëtar.
Audicioni do të përfshijë:
1- Bashkëbisedim të regjisorit Z. Edin Mustafic me aktorët
2- Ushtrime të ndryshme improvizimi, kjo për shkak të strukturës së veçantë që ka vepra “EQUUS”.
18 qershor, ora 11:00 AM, TK{:}