Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Zbulohen dy site me vlera të veçanta arkeologjike në Zagori, Gjirokastër, gjatë punimeve në rrugën Çajup–Zagorie, pranë fshatit Sheper, përkatësisht gjurmët e një tempulli antik dhe struktura banimi që datojnë në shek. III–II p.e.s. Gërmimet e shpëtimit pritet të nisin këtë muaj, për të sjellë në dritë një tjetër pasuri që po i shtohet hartës sonë të trashëgimisë kulturore.