Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

“Zërat e Kulturës” vjen me një seri takimesh publike, të bashkëorganizuara nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe United Nations Association Albania me qëllim përfshirjen e zërave të artistëve në vendimmarrje për çështjet e kulturës. 

Takimi i parë për Zërat e Kulturës organizohet në datë 19 Shtator, i cili do të fokusohet tek zërat e artistëve dhe organizatat e arteve pamore duke përfshirë një punëtori me eksperten britanike Gilly Campbell, në kuadër të Javës Kulturore Britanike organizuar me Ambasadën Britanike dhe British Council.

Kjo seri workshop-esh ka si synim kryesor adresimin e sfidave dhe mundësive të artistëve, në një sërë fushash kulturore, duke u krijuar hapësira ku zërat e artistëve të dëgjohen nga institucionet për të nxitur një përgjigje të strukturuar dhe angazhim konkret.