Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Planifikimi i Inspektimeve nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore me bazë risku ka sjellë përmirësime të ndjeshme, duke identifikuar rritje të punëmarrësve informalë gjatë proceseve inspektuese.

Janë futur në skemë 1,316 punëmarrës informalë gjatë periudhës Janar-Korrik 2025, nëpërmjet masës urgjente “Pezullim Aktiviteti”, duke kontribuar direkt në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore me një vlerë minimale prej 14,686,560 Lekë/muaj pas deklarimit në buxhet.

Të nderuar qytetarë

Mos pranoni të punoni të pasiguruar ose të nënsiguruar në skemën e sigurimeve shoqërore

Çdo formë pune jashtë kësaj skeme është abuzim që duhet denoncuar!

www.inspektoriatipunes.gov.al