Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Zëvendës ministrja Olta Manjani mirëpriti sot në një vizitë zyrtare Komisionerin e BE-së për Rininë, Kulturën dhe Sportin, Z. Glen Micallef në shkollën profesionale “Gjergj Canco”, së bashku me Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, znj. Bora Muzhaqi, përfaqësuesin e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, z. Hubert Perr, si dhe përfaqësues nga UNDP dhe UNICEF.
Një bisedë e hapur dhe frymëzuese me të rinjtë mbi mundësitë që ofron Garancia Rinore për punësimin dhe formimin e të rinjve, programet e BE-së dhe sfidat e tregut të punës. Energjia dhe angazhimi i tyre është arsyeja pse investimi te rinia është prioritet i çdo politike zhvillimi.