Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Pekin, Kinë

Zëvendësministrja Olta Manjani në një takim miqësor me Ambasadorin e Shqipërisë në Kinë, Sh.T.Z. Riza Poda, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Nivelit të Lartë Summer Davos – World Economic Forum 2025 në Tianjin.

Një mundësi e mirë për të shkëmbyer mendime mbi zhvillimet ekonomike globale dhe për të diskutuar rëndësinë që ka për Shqipërinë përfshirja aktive në platformat më të rëndësishme ndërkombëtare të dialogut ekonomik dhe politik.

Përfaqësimi dhe angazhimi ynë në forume të tilla është thelbësor për të forcuar praninë e Shqipërisë në arenën globale, për të nxitur partneritete strategjike dhe për të sjellë më shumë mundësi zhvillimi në sektorët prioritarë të ekonomisë.