Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Turizmi, për Shqipërinë ofron një shans të shkëlqyer që duhet të kapet në të gjithë dimensionin e tij. Një mundësi transformimi jo vetëm për zonat turistike, komunitetet lokale apo strukturat akomoduese, por për të gjithë ekonominë dhe sipërmarrjen shqiptare.
Ndaj kjo nismë synon të përforcojë forcën transformuese të këtij sektori, duke e vendosur atë në shërbim të zh- villimit të qëndrueshëm të prod- huesve shqiptar. Duke nxitur përfshirjen sa më të gjerë të produkteve dhe markave shqiptare në zinxhin tonë akomodues dhe duke gërshetuar më të mirën që toka dhe njerëzit ofrojnë me atë që natyra na ka falur, jemi në gjendje t’i vendosim vetes një objektiv të ri ambicioz.