Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Zyra e Medias dhe Kulturës të Programit Evropa Krijuese në Shqipëri  ( Media and Culture Desks Albania) njoftojnë të gjithë të interesuarit e sektorit audiovizual dhe kulturor se :

–              në datën 3 Shkurt 2016

–              ora 10 : 00 AM

–              në Sallën Tefta Tashko, në Ministrinë e Kultrës

do të mbahet një sesion informimi në lidhje me thirrjen e saposhpallur për propozime: “Zhvillimi i Audiencës”, që skadon në 03/03/2016.

Prioritetet e kësaj thirrje janë:

•             Film Literacy: atelie edukimi për njohjen e kinematografisë (që përfshin njohje të historisë së filmit; edukimin me artin e kinemasë; njohjen dhe shfaqen e filmave dhe nxitjen e debatit rreth tyre mbi aspektet teknike dhe kinematografike, mbi përmbajtjen…)

 

•             Iniciativa për zhvillimin e audiencës: të fokusuara mbi strategjitë inovative dhe gjithëpërfshirëse për zgjerimin e saj specifikisht mbi rininë.

 

Aplikimi në këtë thirje për propozime  duhet të bëhet në konsortium ( një lider projekti si dhe dy partnerë të tjerë nga vendet që marrin pjesë në NënProgramin Media) i cili krijohet në momentin e aplikimit. Projektet duhet të kenë të paktën 3 partnerë ( një projekt lider dhe 2 partnerë të tjerë) përfaqësues të 3 shteteve të ndryshme që marrin pjesë në Nënprogramin Media.

Kontributi i BE për mbështetjen e projekteve fituese nuk do të jëtë më shumë së 60% e vlerës totale të projektit.

 

Për të dyja kategoritë, afati maksimal i realizimit të projektit është 12 muaj.

 

Aplikantët potencialë: Kompani Private Filmike, Organizata Jo Fitim Prurëse, Shoqata, Fondacione, Bashki apo entitete të tjera që kanë si objekt të punës së tyre edhe filmin.

Për sa më lartë, Zyra e Kulturës dhe Medias të Programit Evropa Krijuese ftojnë të gjithë aplikantët e interesuar për këtë thirrje që të dërgojnë në adresën e poshtëshënuar:

–              emrin e institucionit pjesëmarrës dhe profilin e saj sipas listës së renditur më lart;

–              emrin dhe mbiemrin e personit që do të marrë pjesë në këtë sesion informimi si dhe adresën e-mail dhe numrin e telefonit.

Do te pranohet vetëm një pjesëmarrës nga një entitetet.

Data përfundimtare e dërgimit të informacionit të mësipërm, për të marrë pjesë në këtë sesion informimi, është data 29 Janar 2016. Nëse dëshironi të merni pjesë, Ju lutem konfirmoni me e-mail informacionin e mësipërm në adresën :

Sektori auddiovizual: arben_papadhopulli@yahoo.com

Sektori i kulturës:boik.tico@kultura.gov.al

Thirrjen për propozime si dhe të gjithë dokumentacionin e nevojshëm mund ta konsultoni paraprakisht në këtë faqe.

http://eacea.ec.europa.eu/creative-europe/funding/audience-development-2016_en {:}