Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

“Teatri vazhdon” ky është slogani i Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit, në të cilin do të marrin pjesë 20 trupa nga të gjitha trevat shqipfolëse dhe nga skena e pavarur, me shfaqjet e tyre më të mira. Nga 23 Shkurti çdo ditë në orën 19:00, ‘teatri vjen në shtëpinë tuaj’ nëpërmjet një dritare virtuale, livestream në facebookun e Teatrit Kombëtar dhe në facebookun e teatrove pjesëmarrëse.

“Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit Online”, organizohet nga Teatri Kombëtar në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, sponsorit gjeneral Raiffesien Bank dhe Bashkisë Tiranë.

Festivali do të jetë në formë konkurimi dhe çmimet do të ndahen nga vetë artistët. Natën e fundit të festivalit do të shpërndahen çmimet e mëposhtme:

1- Shfaqja më e mirë                       – mundësuar nga Raiffesen Bank

2-Regjia më e mirë                          – mundësuar nga Bashkia Tiranë

3-Aktori protagonist më i mirë        – mundësuar nga Ministria e Kulturës

4-Aktorja protagoniste më e mirë      – mundësuar nga Ministria e Kulturës

5-Aktori joprotagonist më i mirë     – mundësuar nga Ministria e Kulturës

6-Aktorja joprotagoniste më e mirë  – mundësuar nga Ministria e Kulturës

7-Aktori/Aktorja e re më e mirë        – mundësuar nga Bashkia Tiranë

8-Çmimi i karrierës                           – mundësuar nga Ministria e Kulturës

9- Çmimi i publikut                           – mundësuar nga Teatri Kombëtar

 

 Kalendari

Festivali Mbarëkombëtar i teatrit Online

Shkurt-Mars 2021

  1. Teatri Shqiptar Shkup, me shfaqjen “Makbeth” nga W.Shakespeare ,regjisor Diana Dobreva. 23 Shkurt ora 19:00

 

  1. Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, “Arturo UI” nga Brecht, regjisor K.Londo DT.24 Shkurt ora 19:00

 

  1. Skena e pavarur “Black bird”,nga Davd Harrower, regjisor Donard Hasani

DT.25 Shkurt ora 19:00

 

  1. Teatri “Aleksander Moisiu”, Durres, “Martesa” me regji të Driada Dervishit.

DT.26 Shkurt ora 19:00

 

  1. Teatri i Gjilanit – Shfaqja “Aylan” nga Jeton Neziraj, regjisore: Blerta Neziraj.

 DT.27 Shkurt ora 19:00

 

  1. Teatri “Zihni Sako”, Gjirokaster – tragjikomedine “Fqinjet” nga Rruzhdi Pulaha.

DT.28 Shkurt ora 19:00

 

  1. Skena e pavarur “Mashtrimi” nga Antony Shaffer, regjisor Artan Imami

Dt. 1 Mars ora 19:00

 

  1. Teatri “Migjeni”, Shkoder,  me shfaqjen “Jugori” , regjisor Dino Mustafic

Dt. 2 Mars ora 19:00

 

  1. Teatri i Qytetit “Hadi Shehu”, Gjakove – “Dorëzimi në Spokan” nga Martin McDonagh me regji të Ilir Bokshit. 3 Mars ora 19:00
  1. Skena e pavarur, Teatri Rikthim, “Qyteti I akuzuar” nga Teodor Laço, regjisor Bajram Torba 4 Mars ora 19:00
  2. Teatri “Metropol”, me shfaqjen “Endrra e nje Nate Vere” te W.Shekspir me regji te Armela Demaj. 5 Mars ora 19:00
  3. Teatri “Adriana”, Ferizaj, me shfaqjen “OH, OH XHULIA”  nga Efraim Kishon Regjisor: Besim Ugzmajjli 6 Mars ora 19:00
  4. Teatri “Bylis”, Fier – “Zija e Bardhe” pershtatje e komedise “Zi e me zi” te Kristo Floqit me regji te Milto Kutalit. 7 Mars ora 19:00
  5. Teatri Shqiptar, Kumanovë, me shfaqjen “Në det” nga Sllavomir Mrozhek, regjisor Qëndrim Rijani 8 Mars ora 19:00
  6. Teatri “Petor Marko”, Vlore, me shfaqjen” “Në shtëpi në orën shtatë” me aurtor Robert Sedrik Sherif, regjia Roland Minga 9 Mars ora 19:00
  1. Teatri “Bekim Fehmiu”, Prizren, ” Monserati “- Autor Emanuel ROBLES dhe regjia Roland ROSHI. 10 Mars ora 19:00
  1. Teatri “Andon Zako Çajupi” , Korçe  Kopshti i vishnjeve” nga  Çehov, regjisor Dino Mustafiç Dt. 11 Mars ora 19:00
  1. Skena e pavarur, “Kush e solli doruntinën” nga Ismail Kadare, regjisor Laret Vasili 12 Mars ora 19:00
  1. Teatri Kombetar i  Prishtines – “Zgjimi i pranveres” nga Frank Winekind me regji te Zana Hoxhes, (bashkprodhim ne mes TKK-se  dhe Qendres Artpolis) 13 Mars ora 19:00
  1. Teatri Kombetar “Galaksia”(Skena nga një ekzekutim) nga Howard Barker,  regjisor Rovena Lule Kuka 14 Mars ora 19:00
  1. 14 Mars ora 21:00 Finalja e festivalit, votimi dhe ndarja e çmimeve

{:}