Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

U zhvillua në Butrin Dëgjesa Publike mbi Projektin për Qendrën e Vizitorëve. Ky projekt është hartuar nga një studio arkitekture e mirënjohur ndërkombëtarisht, Kengo Kuma & Associates, në bashkëpunim me Trashëgimia Kulturore pa Kufi – Shqipëri (CHËB), me financimin e Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit (BMF) në partneritet me Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI).
Në këtë dëgjesë publike u prezantuan strategjia masterplanit të përgjithshëm; strategjia dhe vend parkimi i ri për vizitorët e Parkut të Butrintit; projekti i Ndërtesësdhe funksioneve të Qendrës së Vizitorëve/Porta e Malit; projekti i Ndërtesës dhe funksioneve të Hyrjes, Porta Arkeologjike.
Potenciali i plotë i Butrintit ende nuk është zbuluar plotësisht. Me një histori shumëshekullore, Butrinti mund të jetë një motor i fuqishëm për zhvillimin e qëndrueshëm në vend. Miradministrimi dhe kushtet e duhura të pritjes së vizitorëve në rritje, në respekt të nivelit të një qendre të pasurisë botërore në UNESCO, janë prioritet e sfidë e jona! Përfaqësuesit, pjesëmarrësit, komuniteti dhe të interesuarit shprehën komentet dhe mendimet e tyre për këtë projekt të rëndësishëm.