Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në datat 22-24 prill 2024 u zhvillua në Varshavë, në një atmosferë shumë bashkëpunuese, raundi i parë i negociatave për finalizimin e Marrëveshjes Kuadër në fushën e sigurimeve shoqërore.
Marrëveshja do iu sigurojë qytetarëve shqiptarë një sërë përfitimesh, si:
– pensionin e pleqërisë, invaliditetit dhe pensionet familjare për të punësuarit, të vetëpunësuarit, si dhe për punëdhënësit;
– përfitimet në para në rast sëmundje, për barrëlindjen dhe për rastet e aksidenteve në punë.
– gjithashtu do të sigurojë bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë që qytetarët të mos humbasin vitet e tyre të punës.
Raundi i dytë i negociatave për Marrëveshjen Administrative do të zhvillohet në Tiranë.