Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Zona e Metalurgjikut në Elbasan do të rijetëzohet, duke u kthyer në një hapësirë moderne zhvillimi industrial, si pjesë e një politike të re që synon të rikthejë industrinë si shtyllë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik kombëtar. Me një masterplan gjithëpërfshirës, vizion për të ardhmen dhe modele të zgjuara financimi, kjo zonë pritet të kthehet në një pikë kyçe të ekonomisë kombëtare dhe një motor punësimi për rajonin.
Industria e motorsportit ka një ndikim të jashtëzakonshëm në jetët e miliona njerëzve dhe në ekonomitë globale. Sipas një studimi të fundit nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA), kjo industri gjeneron të ardhura deri në 250 miliardë Euro, duke e bërë motorsportin shtetin e tretë më të pasur në botë. Po ashtu, krijon 1.5 milion vende pune në të gjithë globin, duke përfshirë një gamë të gjerë industrish, nga ato të lidhura me automobilizmin deri te turizmi dhe shërbimet.

Në këtë kuadër, Auto Moto Park në Shqipëri nuk është vetëm një pistë garash, por një mundësi për të krijuar një impakt të madh ekonomik dhe social. Me synimin për të marrë homologimin e Gradës 1 nga FIA dhe për të organizuar një ngjarje të Formula 1 deri në vitin 2030, ky projekt do të vendosë Shqipërinë në hartën globale të motorsportit. Ky objektiv është i arritshëm dhe do të sjellë më shumë mundësi për zhvillimin e turizmit, krijimin e vendeve të reja pune, dhe promovimin e talenteve të reja në motorsport.