Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Zv.Ministri Enkelejd Musabelliu në eventin e mbajtur për prezantimin e sondazhit mbi klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2024.
Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA), Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri, Confindustria Albania dhe Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri, publikuan rezultatet e sondazhit të fundit mbi klimën e biznesit në vend, ku rezultatet tregojnë përmirësim të dukshëm krahasuar me vitin 2023, duke shënuar:
– Rënie të nivelit të perceptimit të korrupsionit;
– Rënie të informalitetit;
– Përmirësim në nivelin transparencës së qeverisë;
– Rritje të efikasitetit në zbatimin e ligjit.
Pavarësisht këtij përmirësimi të dukshëm, kemi ende shumë për të bërë, ndaj jemi të vendosur për të vijuar më tej dialogun dhe koordinimin me biznesin e huaj dhe vendas, për të njohur e adresuar më mirë nevojat e tyre, duke përmirësuar akoma edhe më shumë klimën e biznesit në Shqipëri.