Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Zv.Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit z.Sokol Duma në Konferencën e Inovacionit dhe Progresit: Rritja e Gjurmës së Shqipërisë në Ekonominë Digjitale Rajonale. Një konferencë e cila bashkon liderët kryesorë të biznesit dhe qeverisë për të diskutuar sfidat dhe mundësitë e së ardhmes digjitale në Shqipëri.
Z.Duma foli për përpjekjet e përbashkëta midis sektorit publik dhe privat janë kyçe për ta kthyer Shqipërinë në një hub inovacioni, digjitalizimi dhe dije, nëpërmjet përpjekjeve të bashkërenduara me biznesin dhe botën akademike.
Raporti i Digital Economy and Society Index tregon se Shqipëria ka bërë hapa përpara në këtë sektor. Jemi duke bashkëpunuar me biznesin për të ngushtuar sa më shpejt hendekun që na ndan me Europën, përfshirë nisma me rëndësi thelbësore si e-tregtia, e-shitjet apo përmirësimi i pagesave digjitale që janë thelbësore për të ngritur konkurrueshmërinë e ekonomisë sonë digjitale në rajon dhe në Europë.