Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

 

Projekti “Pavijoni” – Art në Institucionet Publike, vjen si një iniciativë e re e Ministrisë së Kulturës.Ky projekt synon promovimin dhe zhvillimin e artit në hapësirat e institucioneve publike shqiptare, me qëllim përfshirjen dhe aktivizimit e artistëve bashkohorë lokal.Ministria e Kulturës vendos në dispozicion të projektit “Pavijoni” hapësirën e hollit kryesorë të saj.
Artisti i parë i ftuar është Genti Korini, i cili vjen me instalacionin e tij të ri “Fqinj – i Huaj – Fqinj…”Instalacioni ‘Fqinj – i Huaj – Fqinj…’ merr në konsideratë kangjellat kaq të pranishme në hapësirën urbane të Tiranës. Ato funksionojnë si kufizues, ndarës, shënjues të pronës private. Pamja e tyre shpesh herë ‘kërcënuese, përjashtuese’, nuk ndryshon as nga dekoret që ato mbartin.
Ky instalacion propozon një koreografi të re për këto objekte, duke ua zhveshur në këtë mënyre rolin e tyre parësor ‘përjashtues kërcënues’ e duke u dhënë një rol të ri lidhjesh e përsëritjesh.