Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Alketa Përnaska

Alketa Përnaska (lindur më 4 Janar 1978), prej muajit Maj 2024, mban pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Më herët në role drejtuese ka përmbushur me sukses punët e ngarkuara pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes e më gjerë me ekspertiza në sektorin privat.

Ka përvojë të thellë në auditimin financiar dhe fiskal.

Ka qenë aktive në fushën e politikave rajonale, në cilësinë e Koordinatorit të Ministrit të Shtetit për Zonën Ekonomike Rajonale dhe Dhomën Dypalëshe të Ekonomisë dhe Industrisë Shqipëri-Kosovë.

Përgjatë karrierës së saj, ka treguar një angazhim të thellë për përsosmëri dhe sukses në çdo aspekt të punës së saj.

e-mail: alketa.pernaska@meki.gov.al