Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka kënaqësinë t’ju ftojë në dëgjesën publike mbi Projektin e Restaurimit dhe Muzealizimit së ish-banesës së Toptanasve / Libohovitëve në „Muzeun Besa“.

Qëllimi i takimit është prezantimi i projektit dhe diskutimi rreth tij së bashku me specialistë, palët e interesit dhe publikun e gjërë.

Projekti ka si pikënisje konkursin e zhvilluar në vitin 2023 për shndërrimin e shtëpisë së vjetër të Toptanasve/Libohovitëve (Monument Kuluture) dhe ansamblit përreth në një muze, i cili promovon identitetin shqiptar dhe parimin dhe vlerën e tij më të lartë: Besën.

Projekti fitues i studios Oppenheim Architecture në bashkëpunim me studion vendase Commonsense Studio, parashikon jo vetem restaurimin dhe muzealizimin e godinës së vjetër si dhe riaktivizimin e ndërtesave përreth, por edhe zgjerimin e hapësirës së ekspozimit në nëntokë dhe rikualifikimin e ambientit të jashtëm.

Dëgjesa Publike organizohet në kuadrin e Fazës së IV të projektimit, e cila përfshin zhvillimin e detajuar të tij, si dhe muzalizimin e objektit duke përfshirë paisjet digjitale dhe përmbajtjen.

Dëgjesa Publike do të zhvillohet ditën e Premte dt. 13.12.2024 në orën 12:00 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, Salla Blu.

Për pjesëmarrjen në dëgjesë, ju lutemi të regjistroheni në linkun e mëposhtëm:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScvZwftnaha3R7m3AgGS7caHnyRT_x1p57Lbn-Muh6jDw_eeg/viewform?usp=sf_link

Prezantimi i Projektit, kliko këtu!